image Rashica me numër të ri te Norwich City

Futboll

Rashica me numër të ri te Norwich City

news image

Milot Rashica është transferuar këtë sezon tek skuadra e njohur e Premier Ligës, Norwich City.

Rashica kaloi tek Norwich City pas një sezoni jo të mirë tek Werder Bremen, skuadër kjo e cila ra nga elita e futbollit gjerman.

Sipas burimeve afër klubit, Milot Rashica do ta ketë numrin 17 tek Norwich City këtë sezon, numër ky i cili sezonin e kaluar e kishte mbajtur Emi Buendía, i cili kaloi tek Aston Villa.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Milot Rashica është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit anglez, megjithëse një gjë e tillë ende nuk është bërë publike. /Gazeta Sinjali Sporti/