image Rashica i dhuron Xhakës fanellën e tij, edhe pse s'ishte prezent në takimin: Norwich - Arsenal

Futboll

Rashica i dhuron Xhakës fanellën e tij, edhe pse s’ishte prezent në takimin: Norwich – Arsenal

news image

Milot Rashica i ka dhuruar Granit Xhakës një fanellë të veten, edhe pse nuk u takua me të në fushën e lojën në humbjen e thellë 5:0 të Norwich City kundër Arsenalit të dielën në Premierligë.

Reprezentuesi i Kosovës Rashica mungoi në disfatën dërrmuese të Norwichit kundër Arsenalit për të cilin mesfushori shqiptar Granit Xhaka luajti 90 minuta në Carrow Road.

Rashica mungoi për shkak të një lëndimi muskulor në kofshe, të cilin e kishte pësuar në stërvitje me Norwichin më 2 dhjetor.

Sulmuesi vushtrrias pritet të mungojë deri në fillim të janarit.

Rashica u takua me Xhakën pas ndeshjes dhe ia dhuroi përfaqësuesit të Zvicrës një fanellë të veten me numrin 17 te Norwichi.

Xhaka e shpërndau një fotografi të asaj fanelle në rrjetin social Instagram, duke e falënderuar ish-sulmuesin e Kosovës së Vushtrrisë.

Rashica e shpërndau të njëjtën fotografi me mbishkrimin: “Më vjen mirë që të pashë, vëlla”.

25-vjeçari, i cili iu bashkua klubit të promovuar në Premierligë sezonin e kaluar nga Werder Bremen për 11 milionë euro, ka hasur në vështirësi për t’u përshtatur me futbollin në Premierligë në fillim dhe ende është në kërkim të golit të parë në futbollin anglez.

Ai i ka bërë 13 paraqitje në Premierligë për Norwichi deri tani por pësoi lëndim muskulor tamam kur fitoi ta gjejë formën e vet më të mirë.

Në katër ndeshjet e fundit para lëndimit, Rashica ishte titulluar për skuadrën e Dean Smith dhe kontribuoi me një asist.

Norwichi i ka punët keq në sezonin e parë pas rikthimit në Premierligë, pasi renditet e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë nga 19 ndeshjet e para, tri pikë larg zonës së shmangies nga rënia në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez. /Gazeta Sinjali Sporti/