image Rashani deklarohet i lumtur me transferimin në Francë

Futboll

Rashani deklarohet i lumtur me transferimin në Francë

news image

Futbollisti kosovar, Elbasan Rashani ka bërë hapin e radhës në karrierën e rij.

Ai dje u largua nga skuadra turke, Erzurumspor ku qëndroi vetëm gjashtë muaj atje.

Rashani u transferua në skuadrën e sapo promovuar në Ligue 1, Clermont Foot.

28-vjeçari duke folur për uebfaqen e klubit, u shpreh i kënaqur me transferimin e tij dhe mezi pret të fillojë aventurën e tij.

“Jam i lumtur që jam këtu, kjo është një sfidë e madhe për mua”, tha ai.

“Këtu gjeta një atmosferë mjaft pozitive pas suksesit të vitit të kaluar, gjë që më motivon të bëj gjera të mëdha”, tha Rashani.

“Pa përjashtim, edhe ky sezon duhet te jetë sukses, ambicia ime është të bëj gjithçka në mënyrë që ta ndihmoj klubin t’i arrijë objektivat e tij”, përfundoi Elbasan Rashani. /Gazeta Sinjali Sporti/