image Sky News raporton nga Prizreni: Ky është heroi i qytetarëve

Sociale

Sky News raporton nga Prizreni: Ky është heroi i qytetarëve

news image

Sky News së fundmi ka publikuar një reportazh që ka të bëjë me një qytetar nga Prizreni, i cili nga ta është cilësuar edhe si hero.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha i cili punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Kosovës – Prizren, tash e 44 vjet.

Pesë ditë në javë, Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij.

Kjo për shkak se rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet.

Sky News thotë se autoritetet në Kosovë thonë se puna e Berishës ndihmon në ruajtjen e pjesës antike të qytetit. /GazetaSinjali/