Princi Charles akuzohet se ka marrë një valixhe me 1 milionë euro kesh nga një politikan kontrovers nga Katari.
Raportohet se ai ka marrë një total prej 3 milion eurosh nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani në periudha të ndryshme mes viteve 2011 dhe 2015.
Clarence House pretendon se paratë kaluan në një nga fondacionet e bamirësisë së Princit dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e duhura.
Ish-kryeministri i Katarit me nofkën HBJ raportohet se i dorëzoi shumë të mëdha parash Charles në takimet private, raporton The Sunday Times.
Në një prej takimeve, ai raportohet se mori një shifër prej 1 milion euro, të futura në valixhe.
Në një takim tjetër kokë më kokë në Clarence House në vitin 2015, Charles pranoi një shifër tjetër prej 1 milion eurosh.
Dy këshilltarë në familjen mbretërore numëruan me dorë paratë, të cilat thuhet se ishin kartëmonedha 500 euro.
Më pas mësohet se paratë janë depozituar në bankën private Coutts. Çdo pagesë u depozitua në llogaritë e fondacionit të bamirësisë Charitable Fund të Princit , që financon projektet e princit për kafshët shtëpiake dhe pasurinë e tij në Skoci.
Mbretërve u ndalohet të pranojnë para në lidhje me një angazhim ose detyrë zyrtare sipas politikës së dhuratave mbretërore. Ata mund të pranojnë një çek në emër të një bamirësie.