image Raportohet se në shtëpinë e Naim Murselit ndodhen 2 fëmijët, Qendra për Punë Sociale dhe Policia shkojnë atje

Sociale

Raportohet se në shtëpinë e Naim Murselit ndodhen 2 fëmijët, Qendra për Punë Sociale dhe Policia shkojnë atje

news image

Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale kanë shkuar sot te familja e ish-bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murselit, i cili dje ra në prangat e Policisë si i dyshuar për vrasjen e Liridonës.

Në shtëpinë e Naim Murselit raportohet se ndodhen fëmijët e tyre, me ç’rast ndodhen atje edhe organet e lartëcekura.

Info T7

Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt u arrestuan mbrëmë nga policia, pak orë pas varrimit të të ndjerës.

Policia mbrëmë po ashtu bastisi dy lokacione në Gjakovë, ku u bë e ditur se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

Liridona Ademaj u vra tri ditë më parë në Prishtinë në makinë ku bashkë me të ishin fëmijët dhe burri i saj, Naim Murseli.

/GazetaSinjali/