image Raportohet se është mbuluar busti i Adem Jasharit në restorantin ku qëndroi sot Vuçiqi

Shqipëri

Raportohet se është mbuluar busti i Adem Jasharit në restorantin ku qëndroi sot Vuçiqi

news image

Edi Rama u ka bërë sonte konak presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit në detyrë të Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev në një restorant në Elbasan.

Jashtë këtij restoranti qëndrojnë bustet e Adem Jasharit, Skënderbeut dhe ai i Lekë Dukagjinit.

Mirëpo gazetari Kastriot Myftaraj ka thënë se busti i ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, është mbuluar me rastin e ardhjes së Vuçiqit në këtë vend.

Mbulohet shtatorja e Adem Jasharit në “Fish City” në Elbasan, me rastin e vajtjes së Vuçiq. Me rastin e vajtjes së Presidentit të Serbisë Vuçiq në “Fish City” në Elbasan, sipas agjendës së përcaktuar nga mikpritësi i tij Kryeministri Rama për vizitën e tij është marrë çdo masë që mikut të shquar nga Beogradi të mos i ngecë në fyt ndonjë “halë” dhe ta shijojë plotësisht peshkun e zgjedhur të oligarkut Gjergj Luca, pronarit të “Fish City”. Për të mos shqetësuar Vuçiqin është mbuluar shtatorja e Adem Jasharit, e cila gjendet në këtë resort”, thotë ai.

Edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka deklaruar se shtatorja e Adem Jasharit në restorantin ku po darkon kryeministri Rama me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, është mbuluar për mos e parë Vuçiq.

/GazetaSinjali/