Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi, Jon Huntsman do të japë dorëheqje nga ky post.
Mediat në SHBA kanë publikuar letrën në të cilën Hunsman ka thënë se do të largohet nga kjo pozitë më 3 tetor.
Huntsman është nominuar nga presidenti Trump në këtë post në korrik të vitit 2017.
Huntsman u emërua ambasador në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve në mes të Uashingtonit dhe Moskës.
Trump ka dhënë shenja se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkohë që agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vërtetuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, në të mirë të Trumpit.