image Raportohet për dy të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca në Itali

Evropë

Raportohet për dy të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca në Itali

news image

Autoritetet shëndetësore italiane kanë vendosur ta pezullojnë një grumbull të vaksinës AstraZeneca pasi u raportua se dy persona kanë vdekur në Sicili, të cilët ishin të intubuar kohët e fundit.

Autoriteti italian i ilaçeve Aifa konfirmoi se doza u pezullua si masë parandaluese, duke shtuar se nuk kishte ndonjë lidhje mes vaksinës dhe vdekjeve të fundit dhe se vdekjet nuk u shkaktuan nga efektet anësore.

Megjithatë, një burim i ka thënë Reuters se dy të vdekurit, një 43-vjeçar dhe një 50-vjeçar, morën nga dy doza nga grupi ABC2956 të AstraZenecas.

Në anën tjetër, AstraZeneca ka thënë se e kanë studiuar vaksinën e tyre dhe provat thonë se është e vlerësuar sa për t’u përdorur.  /Gazeta Sinjali/