image ​Raportohet për dy shpërthime të fuqishme dhe gjuajtje me gurë ndaj gazetarëve në Veri

Politikë

​Raportohet për dy shpërthime të fuqishme dhe gjuajtje me gurë ndaj gazetarëve në Veri

news image

Raportohet në media se situata e përgjithshme e sigurisë gjatë natës së mbrëmshme në veri të vendit ka qenë e tensionuar.

Dy shpërthime të fuqishme, një rreth orës 1:30 pas mesnatës dhe tjetra në ora 3:00 janë dëgjuar afër Zveçanit, ndërsa në drejtim të Zubin Potokut ka pasur edhe të shtëna armësh.

Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo dëme materiale, si dhe kush ka qenë cak i këtyre shpërthimeve e të shtënave me armë.

Sipas këtyre raportimeve, barrikadat janë përforcuar gjatë natës me makineri të rëndë, sidomos në fshatin Soqanicë dhe Rudarë, ndërsa janë vendosur edhe tenda për qytetarët të cilët po qëndrojnë tek barrikadat.

Po ashtu, raportohet se ekipi i KosovaPress-it është penguar rreth orës 05:00 të mëngjesit afër Rudares nga persona të maskuar. Siç njofton media rexpektive, personat kanë vërejtur prezencën e gazetarëve kanë filluar t’i ndjekin ata duke i sharë dhe hedhur gurë në automjetin e tyre.

Tutje thuhet se në barrikada ka shumë persona të panjohur dhe të armatosur të cilët kanë hyrë nga Serbia, ndërsa persona të maskuar po kujdesen për t’i sulmuar të gjithë ata që tentojnë t’i xhirojnë ose fotografojnë, duke përfshirë këtu gazetarët shqiptarë.

/GazetaSinjali/