Në kryeqytetin e Ukrainës është raportuar për disa shpërthime, transmeton Sinjali.
Një ekip i CNN raportoi se kishte dëgjuar dy shpërthime të mëdha në qendër të Kievit dhe një shpërthim të tretë të fuqishëm në distancë.
Edhe Anton Herashchenko, ish-zëvendës ministër i Brendshëm, thotë se ka dëgjuar dy shpërthime, raporton agjencia e lajmeve e Ukrainës. Ai shtoi se janë përdorur raketa balistike.
Ushtria e Ukrainës nuk ka komentuar deri më tani.