image Raportohet për disa dridhje toke në Kosovë

Siguri

Raportohet për disa dridhje toke në Kosovë

news image

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Kosovë herët në mëngjes. Kështu thotë Instituti Sizmologjik i Serbisë.

Siç bëhet e ditur nga mediat serbe, tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 4.08 në afërsi të Shtimes.

Ky ishte tërmeti i dytë në këtë rajon në më pak se një orë, pasi një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:20, me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter.

Gjithashtu, të dielën rreth orës 18:58 në të njëjtën zonë është regjistruar një dridhje tjetër, që ka qenë me magnitudë 2.6 ballë sipas shkallës Rihter, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë. /GazetaSinjali/