image Raportohet për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK, Vjosa Osmani poston një thënie

Facebook/ Raportohet për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK, Vjosa Osmani poston një thënie

news image

Gjatë tërë ditës së sotme, mediat kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje, siç raportohet, në postin që aktualisht mban Glauk Konjufca, atë të kreut të Kuvendit të Kosovës, do të vije Vjosa Osmani.

Sidoqoftë, Osmani s’ka folur nëse është arritur apo jo marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo ka postuar vetëm një thënie të shkrimtarit Jusuf Gërvalla.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, ka postuar Osmani në Facebook. /Gazeta Sinjali/