image Raporti: Rreth 250 milionë persona mund të jenë të infektuar me COVID në 20 ditët e para në Kinë

Botë

Raporti: Rreth 250 milionë persona mund të jenë të infektuar me COVID në 20 ditët e para në Kinë

news image

Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit, sipas një vlerësimi të brendshëm nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit, shkruan CNN.

Kjo përbën 18% të 1.4 miliardë njerëzve të Kinës dhe do të përfaqësonte shpërthimin më të madh të Covid-19 deri më sot në nivel global. Shifrat e cituara u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC) të mërkurën.

Të premten, një kopje e asaj që supozohet se ishte shënimet e takimit të NHC-së u shpërndanë në mediat sociale kineze dhe u panë nga CNN; autenticiteti i dokumentit nuk është verifikuar dhe NHC nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Sipas të dhënave vetëm, 37 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19 në të gjithë Kinën. Kjo ishte në kontrast dramatik me numrin zyrtar prej 3,049 rastesh të reja të raportuara atë ditë.

Sun tha se shkalla e përhapjes së Covid në Kinë ishte ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan ishin tashmë të infektuar, sipas Financial Times.

Zyrtarisht, Kina ka raportuar vetëm tetë viktima nga Covid këtë muaj,  një shifër jashtëzakonisht e ulët duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit dhe normat relativisht të ulëta të të vaksinuarve tek të moshuarit.

Vetëm 42.3% e personave të moshës mbi 80 në Kinë kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës, sipas një llogaritjeje të CNN të shifrave të reja të publikuara nga NHC më 14 dhjetor.

/GazetaSinjali/