image Raporti për vdekjen e Astrit Deharit, Prokuroria tregon sa kohë ju duhet për ta përkthyer
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Prizren/ Raporti për vdekjen e Astrit Deharit, Prokuroria tregon sa kohë ju duhet për ta përkthyer

news image

Zhgënjyes ka rezultuar të jetë përpjekja e prindërve të Astrit Deharit për ta marrë sot një kopje të raportit të ekspertizës së ardhur nga Zvicra për vdekjen e djalit të tyre, Astrit Deharit.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha se familjes do t’i dërgohet raporti posa ai të përkthehet.

Përkthimi, sipas tij, do të marrë kohë tri ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Familja Dehari përmes avokatit ka kërkuar që t’i përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe Prokurorisë në Prizren, në gjuhën në të cilën ka ardhur, por deri tani atyre u është thënë vetëm se duhet të presin. /Gazeta Sinjali/