image Raporti për situatën në Kosovë, ballafaqon Gërvallën me Selakoviqin në OKB

Politikë

Raporti për situatën në Kosovë, ballafaqon Gërvallën me Selakoviqin në OKB

news image

Raporti i Sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për situatën në Kosovë do të diskutohet sot nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në raportin e Guterres do të diskutohen zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, situata në veri, sundimi i ligjit e çështje të tjera.

Ndërsa, Serbia në këtë seancë të Këshillit të Sigurimit do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

Kujtojmë se seancat e Këshillit të Sigurimit kanë prodhuar përballje interesante mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, sidomos në lidhje me luftën në vend.

/GazetaSinjali/