image Raporti nga Banka Botërore, Çitaku-Qeverisë: Ndoshta në një univers paralel të Kurtit, leni mashtrimet

Politikë

Raporti nga Banka Botërore, Çitaku-Qeverisë: Ndoshta në një univers paralel të Kurtit, leni mashtrimet

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas një postimi të kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës së sotme publikoi disa statistika nga Banka Botërore, e cila kishte të bënte me raportin për Kosovën.

Kurti tha se duke u bazuar në këtë institucion, krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka arritu të rrisë të ardhurat për kokë banori deri për 50 për qind dhe ka zvogëluar shkallën e varfërisë për 35 për qind.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku shkroi se Kurti po mundohet të krijojë një “botë paralele”, ku pretendon se qytetarët jetojnë më mirë tash me Qeverinë Kurti, por sipas të njëjtës, në botën reale kjo gjë nuk është e vërtëtë.

Ndër të tjerash ajo ka këshilluar Qeverinë që t’i lënë mashtrimet.

Postimi i plotë:

A jeton më mirë një qytetar i Kosovës sot se më parë? A e përballon çmimin e rritur të energjisë elektrike? A arrinë me pagën e njejtë e pa rritje ta përballojë inflacionin? Ndoshta në universin paralel të Kurtit po. Por në botën reale jo.

Leni mashtrimet.

/GazetaSinjali/