Në 8 vite qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë nga katër premtimet kryesore të tij, madje kultivimi i kanabisit është rritur.
Këto konkluzione kanë dalë nga raporti i Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit me qendër në Lubjanë të Sllovenisë, institut që mban status special këshillues në Këshillin Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara.
Akuzat e para ndaj Ministrit Tahiri në lidhje me trafikantët e drogës u bënë nga Dritan Zagani, një polic shqiptar në luftën kundër mafies së drogës.
Pasi u akuzua për rrjedhje informacioni, ai u arrestua nga policia shqiptare. Rasti 339 ka të bëjë me një duzinë CD-ve që përmbajnë biseda telefonike të përgjuara midis bandës Avdyli dhe ministrave socialistë, kryetari i bashkisë së Durrësit, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Banda Avdyli ishte nën mbikëqyrjen e policisë me kërkesë të autoriteteve gjermane në lidhje me kontrabandën e narkotikëve të rëndë, raporton Oranews.
Përgjimet e bisedave telefonike treguan se banda Avdyli mbështeste drejtpërdrejt zyrtarët socialistë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 në këmbim të tenderëve publik.
Nën titullin “Heshtja e mediave si parakusht për sundimin autoritar” instituti tërheq vëmendjen dhe për mbylljen e Agon Channel dhe presionin ndaj Ora News.
“Kryeministri Rama gjatë qeverisë së tij është bërë pengues i fjalës së lirë duke e kthyer vendin në një regjim komunist. Ai e filloi më mbylljen e Agon Channel në tetor të 2015. Në 2015 Rama filloi të injoktonte fjalë të tilla për gazetarët duke i quajtur ‘kazan mediatik’.”
“I njëjti skenar që u përdor për ‘Agon Channel’ u tentua dhe tek ‘Ora News’ në gusht të 2020, për faktin se kjo media kishte guximin të mbronte interesin publik nisi të publikojë skandalet e Ramës dhe qeverisë së tij.”
Në gusht të vitit 2020, qeveria shqiptare vendosi një media tjetër, Ora News, një nga mediat më të shquara, duke hetuar skandalet e Ramës nën administrimin e shtetit dhe sekuestrimin e detyruar.
Raporti merr në analizë dhe investimet në 8 vite sidomos në kryeqytet duke i konsideruar fasadë./Gazeta Sinjali/