image Raporti i parë i ShSKUK-së për 2022-n: Kjo është gjendja e pacientëve - Sinjali

Raporti i parë i ShSKUK-së për 2022-n: Kjo është gjendja e pacientëve

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen e QKUK-së dhe spitaleve tjera rajonale mbi gjendjen e pacientëve të shtrirë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij raporti, katër pacientë janë me COVID-19 dhe 25 postCOVID, ndërsa me oksigjenoterapi janë pesë pacientë.

Raporti i plotë:

ShSKUK: Të spitalizuar 4 pacientë me Covid-19 dhe 25 post- Covid.

Katër pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 post-Covid, po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 1 pacient
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës,2 pacientë

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin