image Raporti i OKB-së: Dhomat e tmerrit, rusët i vendosnin ukrainasve shufra elektrike në organet gjenitale

Botë

Raporti i OKB-së: Dhomat e tmerrit, rusët i vendosnin ukrainasve shufra elektrike në organet gjenitale

news image

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha sot nëpërmjet një raporti se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit e luftës gjatë konfliktit gati nëntë mujor me teknika çnjerëzore, duke përfshirë këtu torturën me korrent në organet gjenitale.

Sipas raportit, autoritetet në Kherson kanë zbuluar një ”dhomë torture”, ku dhjetëra burra u çuan për t’u rrahur dhe madje iu nënshtruan goditjeve elektrike në organet gjenitale.

Disa prej tyre humbën jetën nga torturat, shkruan Reuters. Dhoma e tmerrit në Kherson funksiononte si një qendër paraburgimi për të rinjtë, por në mes të marsit rusët e kthyen vendin në një burg për burrat që refuzuan të bashkëpunonin me regjimin e Kremlinit.

“Përgjegjësit e qendrës nuk e zbuluan asnjëherë fytyrën, ata visheshin me të zeza”, kanë thënë dëshmitarët okulare.

Një dëshmitar tjetër thotë se një i moshuar u torturua brutalisht sepse djali i tij shërbente në ushtrinë ukrainase .

Ndërkohë detajet nga përshkrimi i Zhenya Dremo, një ekspert kompjuteri, janë gjithashtu rrëqethëse.

“Ata vendosnin një shufër elektrike në testikuj dhe penisin e të burgosurve”, tregon burri teksa flet për 23 qeli që sipas të cilit janë torturuar 180 të burgosur.

/GazetaSinjali/