Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh për gjendjen epidemiologjike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij njoftimi brenda 24 orëve janë regjistruar 643 raste të reja pozitive me COVID-19.
MSh ka njoftuar se betejën me koronavirus e kanë humbur katër pacientë, ndërsa 2 mijë e 28 të tjerë janë shëruar.
Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar 1 mijë e 443 persona ndërsa janë 14 mijë e 639 raste aktive.