Komisioni Evropian, ka kërkuar nga Kosova që ta zbatojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, pa vonesa dhe pa pengesa, përcjell Sinjali.
Sipas raportit nga KE, thuhet se Autoritetet e Kosovës kanë dështuar në ndërmarrjen e vendimeve për themelimin e Asociacionit, andaj i kërkohet themelimi i saj dhe thuhet që nuk ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit të vitit 2015.
“Kur është fjala për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut: – Zbatimi i plotë i marrëveshjes për drejtësinë e nxjerrë nga prilli i vitit 2013 “Marrëveshja e parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve”, vazhdon të kërkojë përpjekje të mëtejshme nga autoritetet e Kosovës pasi Kosova nuk respekton disa dispozita të marrëveshjes; – Nuk ka pasur progres të mëtejshëm në zbatimin e Marrëveshjeve të 25 gushtit 2015”, thuhet në raportin e KE.
“Autoritetet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprime për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Kosovës i kërkohet të angazhohet në mënyrë konstruktive në themelimin e saj pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, thuhet më tutje në raport.