3 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në Zvicër, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 132 raste të reja.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë bërë 4 mijë e 728 testime, ku 132 kanë dalë pozitive.
Numri total i viktimave ka arritur në 1 mijë e 703 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 34 mijë e 609 raste pozitive.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Zvicër nga rastet e reja në ditët e fundit, një e katërta e tyre janë nga persona që janë infektuar në vizitat jashtë vendit./Gazeta Sinjali/