image Raporti i Dick Marty, Rama më 12 tetor i drejtohet Këshillit të Evropës

Shqipëri

Raporti i Dick Marty, Rama më 12 tetor i drejtohet Këshillit të Evropës

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor për raportin e Dick Marty, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Më 13 gusht, Rama bëri me dije se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, pak muaj më parë, 125 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty për vrasje të njerëzve dhe trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë.

Ky raport, më pas iu përcoll zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Marty ka pretenduar se trafikimin e kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së ndaj shtetasve serbë dhe kosovarë në veri të Shqipërisë, në periudhën pas përfundimit të luftës në Kosovë, kryesisht pas qershorit të vitit 1999.

/GazetaSinjali/