Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se Komisioni i PE-së ka pranuar raportin e saj për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një shkrim në Twitter, Cramon ka thënë se PE-ja e sheh Kosovën si një vend me një perspektivë të qartë evropiane.
“Kohët e fundit, Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme ka miratuar raportin tim për Kosovën. Ne i dërgojmë një mesazh të qartë Kosovës dhe Komisionit Evropian në lidhje me udhëzimet dhe veprimet që duam të shohim. Parlamenti Evropian e sheh Kosovën si një vend me një perspektivë të qartë evropiane”, shkroi Cramon.
Cramon ka theksuar se mirëpret angazhimin e Kosovës dhe se ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në BE.
Sipas saj, Kosova ka shumë për të bërë, përfshirë përmirësimin e situatës në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
“Kosova ka nevojë të zbatojë detyrimet e saj në ujërat energjetike për të luftuar”, thotë raportuesja e Kosovës në PE.
Tutje, ka përmendur edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Ne duam të shohim dialogun Beograd-Prishtinë të vazhdojë sepse ky është interesi i të dyja palëve. Pa dialog, Kosova ka shumë për të humbur. Parlamenti Evropian ka të njëjtin tekst në raportin për Serbinë nga Vlado Bilcik. BE gjithashtu duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe Këshilli duhet t’i japë liberalizimin e vizave Kosovës”, shtoi ajo.
“Raporti përfundimtar do të miratohet në seancën plenare të 24 marsit”, deklaroi në fund Cramon. /Gazeta Sinjali/