Edhe pse Italia e Roberto Mancinit u shpall kampione Evrope në EURO 2020, vendi i parë në renditjen e FIFA-s është ende Belgjika.
Në renditjen e muajit gusht ka disa ndryshime në 10 kombëtaret më të mira dhe skuadra e Roberto Mancinit është ngritur dy pozita më lartë.
Italia renditet tani në vendin e pestë, ndërkohë që Anglia është një pozicion më lart.
Në podium ka ndryshime, pasi Brazili është ngjitur i dyti dhe ka ulur një shkallë më lart Francën kampione bote në fuqi.
Edhe Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e ka përmirësuar pozitën e saj, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.
Rënien më të madhe e ka pësuar Portugalia, -3 pozicione, që tani është e teta.
Por, rekordin e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë futur në renditjen e 10 kombëtareve më të mira.
Nga vendi i 20-të, ata janë të nëntit tani, kurse Meksika mbyll “top 10”. /GazetaSinjaliSporti/