image Ramush Haradinaj paralajmëron AAK të fortë opozitare: Nuk do të dorëzohemi si të tjerët

Kosovë

Politikë/ Ramush Haradinaj paralajmëron AAK të fortë opozitare: Nuk do të dorëzohemi si të tjerët

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme kryesia e kësaj partie.

Sipas Haradinajt, në këtë mbledhje janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje janë pajtuar që slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike të jetë, “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, kështu duke paralajmëruar se partia e tij do të bëjë një opozitë të fortë,

“Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1607904492667292?__xts__[0]=68.ARD75G9QLQwNGclh2HQSk14H6ck28Cy7_UkOnfkZy9otq_I9xmDdXlAfWswqkhXp3MxAEoHEBwD-ti5n1cG2jbQZXax7xERFLEKhtC1IljnBxvy3QEBGaudEuyK_LwbpLyoUIQtayVx6EMj1huIh9aw1t-bY-bi10AijhisaYQY9Tz-UxyRphETQMraZ2-tqk0LtAjxi8ickAbKFuIT3PJ5On61GZYEDmH6N_jAiQWyodoHubz5BWAGUqxUhgu5MSagoHlqjfgneYbIwQ8yjWfOVDRrcjaNiMy2XpSkY1RiQPvvCPJS45J2EwANWZ0nb6H-Yco_57O59Sl8NjtVnTiP7CQ&__tn__=-R