image Ramush Haradinaj: Ne jemi lider mashtrues

Kosovë

Ramush Haradinaj: Ne jemi lider mashtrues

news image

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kritikuar liderët politikë përfshirë edhe vetën për shkak se nuk është kryer reforma zgjedhore.

“Ne jemi mashtrues që nuk e kemi kryer reformën zgjedhore. Përfshirë edhe mua që jam pjesë e tavolinave”, ka thënë Haradinaj.

Këto deklarata ai i ka bërë në kontekst të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat ende s’kanë përfunduar gjatë intervistës në RTV21.

Por, për vonesat ai ka thënë se nuk duhen fajësuar KQZ-në, PZAP-në por partitë politike.

Deklarata të tilla vetë fajësuese Haradinaj i bën shpesh. Gjate një interviste në Shqipëri, Haradinaj kishte thënë se liderët në Kosovë e Shqipëri i vjedhin vendet e tyre./Gazeta Sinjali/