image Ramush Haradinaj lut Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që mos ta largojnë taksën ndaj Serbisë

Kosovë

Politikë/ Ramush Haradinaj lut Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që mos ta largojnë taksën ndaj Serbisë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është ndërprerë për shkak të taksës 100 për qind. Haradinaj i ka lutur kryeministrin Kurtin dhe kryeparlamentaren Osmani që mos ta largojnë taksën.

“Kemi bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në rajon, kemi Qeverinë e re dhe është lajm i mirë e cila ka shumë sfida, dhe sfida më e rëndësishme është të i  ruaj parametrat që i ka lënë qeveria e kaluar.

Nuk është ndërprerë dialogu për shkak të taksës 100 %. Është gabim ofertimi i Kurtit dhe Osmanit për të hequr taksën, Serbia nuk ka me ta kthye me të mirë. Ju kisha lut të mos e heqin taksën por të kërkojnë njohjen reciproke”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, Haradinaj e ka vlerësuar shumë të dobishme për qytetarët e Kosovës, sidomos për ata që udhëtojnë në Evropë.

“Kemi një qarkullim përmes Serbisë, qytetarët që shkojnë në Evropë dhe kemi interes të madh që të funksionalizimet linja hekurudhore Kosovë-Serbi”, shtoi ai.

Ish-kryeministri Haradinaj ka pretenduar se Kosova ka marrëdhënie të mira me Amerikën.

“Kosova kurrë më mirë nuk i ka pasur më mirë marrëdhëniet me Amerikën, është e veçantë dhe është intensifikuar shumë”. /Gazeta Sinjali/