image Ramush Haradinaj ia uron fitoren Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit

Politikë

Ramush Haradinaj ia uron fitoren Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale kandidatit demokrat, Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje që të vazhdojnë bashkëpunimin drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Amerikës.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kamotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Harris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ndër të tjera i pari i AAK-së. /Gazeta Sinjali/