image Ramush Haradinaj: I bëj thirrje qeverisë që të mos eksperimentojë me këtë ligj, sepse durimi ka kufi

Politikë

Ramush Haradinaj: I bëj thirrje qeverisë që të mos eksperimentojë me këtë ligj, sepse durimi ka kufi

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar duke e cilësuar rritjen koeficientit dhe zvogëlimin e vlerës monetare të tij si mashtrim.

Po ashtu, Haradinaj ka shkruar se është me rëndësi që të rirregullohet Ligji i Pagave, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë vend gjithçka është rritur, përpos pagave që kanë mbetur në vendnumëro! I bëj thirrje qeverisë që të mos eksperimentojë me këtë ligj, sepse durimi ka kufi”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Rritja e koeficientit dhe zvogëlimi i vlerës monetare të tij është mashtrimRritja e koeficientit, e në anën tjetër zvogëlimi i vlerës monetare, është mashtrim ordiner.

Është tepër me rëndësi që të rirregullohet Ligji i Pagave, por ky ligj nuk duhet të bjerë.

Po shoh komente dhe qëndrime të ndryshme të sindikatave, të zyrtarëve institucionalë dhe të autoriteteve politike.

Të gjithë në një apo në një mënyrë tjetër, po i japin qëndrimet për organizatën buxhetore që përfaqësojnë. Vlerësimet të cilat kanë qenë të evidentuara, janë të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Ato duhet të rregullohen, ndërsa koeficienti dhe vlera e tij, jo vetëm se nuk duhet të zvogëlohen por ato duhet të rriten në përputhje me rritjen e çmimeve të konsumit.

Në këtë vend gjithçka është rritur, përpos pagave që kanë mbetur në vendnumëro!

I bëj thirrje qeverisë që të mos eksperimentojë me këtë ligj, sepse durimi ka kufi. Pagat duhet të harmonizohen me shkallën e shtrenjtimit të jetesës e jo që punëtoria kosovare të shndërrohen në kategori sociale!

/GazetaSinjali/