Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër kryetari i saj, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet nesër në selinë qendrore të AAK-së dhe do të fillojë në ora 13:00.
“Të nderuara media, Ju ftojmë që të merrni pjesë në konferencën për media që kryetari Ramush Haradinaj mbanë nesër, më 2 Maj, në Selinë Qendrore të AAK-së. Konferenca fillon nga ora 13:00. Zyra për Informim AAK”, thuhet në njoftim.
Ish-kryeministri i Kosovës nuk dihet saktë për çfarë do të flasë, por supozojmë për zhvillimet e fundit në vend.
Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Thaci për propozimin e Avdullah Hotit kryeministër.