Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur në lidhje më Manastirin e Deçanit, ku ka thënë se “nuk e ka ndërmend” ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Gazeta Sinjali.
“Është një debat prej vitit 2018 e deri tash ku në kemi pasur disa procedura gjyqësore, të kësaj natyre, dhe tendenca që me u aprovu ose mu bo faktik vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe që nga ne konsiderohet i pa drejtë, dhe tash në këtë kohë është marr Gjykata Kushtetuese përtej presionin që ka bërë në komunën e Deçanit, dhe në agresioni kadastral , dhe tash është iniciuar në procedure prokuroriale, dhe te shohim se si po del, dhe se nuk e kam ndërmend me zbatu vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Ramosaj.
Ramosaj ka treguar edhe historikun e problemit të Manastirit të Deçanit, për të cilin sot Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga kryeprokurori, Aleksander Lumezi, zbatimin e vendimit të Manastirit të Deçanit.
“Mos pasja e mundësisë për të zbatuar këtë vendim fillon në vitet e 92-ta, në kohën kur një ndërmarrje e dhunshme, Sloga, ia bën një dhuratë Manastirit të Deçanit, dhe e cila fuqizohet me një dhuratë tjetër në vitin 97, nga ish-pushteti i serb, dhe fill pas lufte fillon me një proces gjyqësorë, nëpërmjet punëtorëve të AKP-së, nëpërmes Agjensionit me Besim në atë kohë e cila ka menaxhuar me prona, që tash është AKP-ja, dhe dy ndërmarrje publike i cili përfundon me një vendim të Gjykatës Supreme, e cila ka të bëjë më çështjen që lidhet me AKP-në, dhe po ashtu dhoma e apelit brenda kësaj Gjykate Supreme e bjen një vendim që kjo çështje prap të trajtohet në komunën e Deçanit në Gjykatën Themelore, dhe vijmë deri të vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2016, vendim i cili nuk është pranu, është quajtur vendim politik, dhe përgjatë kësaj periudhe janë marrë disa vendime në asamble, dhe janë bërë disa kundërshtime”, tha Ramosaj në Kanal10.