image Ramosaj për Manastirin e Deçanit: Le të merret prokuroria

Politikë

Ramosaj për Manastirin e Deçanit: Le të merret prokuroria

news image

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme ka njoftuar se autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme në zbatimin e vendimeve në rastin e regjistrimit të tokës së Manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se është në dorën e prokurorisë që të merret me hetimet e nevojshme.

“Nuk kemi ndonjë koment, meqenëse është njoftuar prokuroria, atëherë ajo le të merret me hetimet e nevojshme”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

File:Manastiri i Deçanit.jpg - Meta

Ndërkaq, për punimet në rrugën Deçan-Plavë ai ka thënë se që nga dita e enjte kanë nisur përgatitjet për punimet në atë rrugë. /Gazeta Sinjali/