Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas vërshimeve në këtë komunë.
Ramosaj ka dhënë detaje mbi gjendjen në komunën që menaxhon.
“Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha” ka deklaruar Ramosaj.
I pari i Deçanit ka ndarë edhe disa fotografi nga vende të ndryshme të Deçanit, ku ka pasur përmbytje.
“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmë e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente” shtoi Ramosaj.