image Ujësjellësi në Deçan nga sot do të jetë në funksion, Ramosaj ka disa kërkesa për qytetarët

Sociale

Ujësjellësi në Deçan nga sot do të jetë në funksion, Ramosaj ka disa kërkesa për qytetarët

news image

Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.


Bashkim Ramosaj ka bërë një njoftim në FaceBook, ku i lutë qytetarët e komunës së Deçanit ti zbatojnë disa kritere.


Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit

Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.

Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:

1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!

2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!

Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër.

BR /GazetaSinjali/