image Ramiz Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë të Drejtorive komunale

Sociale

Ramiz Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë të Drejtorive komunale

news image

Të enjten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka thënë se ka liruar nga detyra Ruzhdi Lestranin dhe Egzona Jetullahu Gjoshin.

Sipas tij, ky vendim nuk ka qenë i lehtë dhe së shpejti do të merret vendimi për plotësimin e vendeve të lira.

Postimi i Lladrovcit:

Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z.Ruzhdi Lestrani dhe znj.Egzona Jetullahu-Gjoshi.

I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme.

Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”.

/GazetaSinjali/