image Ramiz Lladrovci ka një kërkesë për Kurtin pas takimit me veteranët

Politikë

Ramiz Lladrovci ka një kërkesë për Kurtin pas takimit me veteranët

news image

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke uruar për zgjidhje, ka drejtuar një kërkesë në adresë të kryeministrit Kurti.

Lladrovci ka shkruar, se statusi i veteranit në lista duhet konfirmuar, nga komisioni i pavarur i përbashkët me shoqatën e veteranëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Uroj të gjendet zgjidhje, lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me Kryeministrin. Emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar, nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së“, ka shkruar kryetari i Drenasit.

Lladrovci ka kërkuar nga Kurti se deri në zgjidhjen e problemi, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit rreth emrit, apo statusit të veteranëve.

Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve. Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës“, ka shkruar Lladrovci.

/GazetaSinjali/