image Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Kosovë

Gjykata/ Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

news image

Në vazhdën e ftesave të Gjykatës Speciale është edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, i ftuar në cilësi të dëshmitarit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi në Facebook, i cili ka thësë se është i ftuar si dëshmitar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, shkruan Lladrovci.

Ai në Facebook ka shkruar se “Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”.

“Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”, përfundon ai.

Ndryshe, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli /Gazeta Sinjali/