image Ramiz Kelmendi propozon që të hiqet akciza, dogana, tatimi në fitim për bizneset e kreditë të shtyhen për një vit

Biznes

Ramiz Kelmendi propozon që të hiqet akciza, dogana, tatimi në fitim për bizneset e kreditë të shtyhen për një vit

news image

Afaristi Ramiz Kelmendi ka deklaruar se nuk ka mbet veprimtari ekonomike që nuk ka pësuar nga pandemia Covid-19, edhe atë duke filluar nga 30 deri në 100 përqind.

Ai ka thënë se pandemia ka shkaktuar dëme tektonike në ekonominë botërore. Sipas tij, duhet të ndërmerren masa për sanim dhe zhvillim.

“Qeveria duhet të gjejë mënyra për të sanuar deficitin në të hyra buxhetore, duket të mundësojë të gjithë bizneseve dhe qytetarëve, që të gjitha kreditë të shtyhen për një vit, qeveria duhet ta subvencionoj pjesën e kredive të këqija”, ka thënë ai, duke shtuar  qeverisë do t’i mungojnë rreth 70 përqind e mjeteve që i ka paraparë.

Kelmendi në Tv Dukagjini, ka thënë se sipas mendimit të tij, remitancat do të pësojnë për 250 milionë.

Sipas tij, qeveria nuk duhet ta shoh biznesin privat si keqpërdorues. Ndërkohë, Kelmendi tha se institucionet e Kosovës do të duhej të heqin akcizën, të heqin doganën dhe të heqet apo lirohet tatimi në fitim që është në 10 përqind me kusht që të investohet.

“Nëse themi që kemi toka të pa punuara, nuk është faji te qytetari por te qeveria dhe legjislacioni”, tha ai.

Kemendi shtoi se Kosova ka vendosur doganë për Amerikën 10 përqind, kurse, për Serbinë nuk fare doganë./Gazeta Sinjali/