Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Ramiz Buzhalën si kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në garë për të parin e Prokurorisë së Gjakovës ishte edhe ish-anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Dëshirë Jusaj.
Kujtojmë se Ramiz Buzhala kishte të shqiptuar masë disiplinore.