image Ramë Lahaj uron 12-vjetorin e pavarësisë: Po të rrisim si sytë e ballit

Muzikë

Muzikë/ Ramë Lahaj uron 12-vjetorin e pavarësisë: Po të rrisim si sytë e ballit

news image

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë tenori e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

“Urime Kosovë,12 vjet shtet! Nuk je e madhe por do të rritesh se të gjithë të vegjël ishim. Po të rrisim si sytë e ballit. Të duam për ditë e më shumë. Të gjithë ne bijtë e tu ta kemi borxh me t’u përkushtu me gjithë qenien tonë se na dhe frymë jetën, forcën, na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri. Sot kemi dinjitet se jemi Kosovarë. Të dua, unë biri yt!”, ka shkruar ai në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B8qubxeI6Vz/?utm_source=ig_embed

Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, artistë të shumtë kanë zgjedhur që urimet e tyre t’i publikojnë në rrjetet sociale./Gazeta Sinjali/