Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shkruar sërish për vdekjen e nënës së tij, duke falënderuar të gjithë ata që i shprehën ngushëllime.
Ai thotë se ndihet i bekuar me kujdesin e njerëzve në një dhimbje si vdekja e nënës, pasi ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi, teksa thotë se i është lehtësuar dhimbja tej mase.
Postimi i plotë:
“Fort të dashtunit e mi,
Në një dhimbje si kjo e nanës, ngushëllimi i miqve qenka prej ma t’rëndësishmëve. Kam marr pa fund mesazhe mgushëllimi. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës.”
“Në varrim edhe pse ishte tej mase nxehtë, erdhët shumë prej jush. I bekuem me kujdesin që treguat. Do ta kem t’pa mundun të ju përgjigjem gjithsecilit prej jush, por këtu po ju them, që ma keni lehtësu tej mase dhimbjen. Gëzofshi veç të mira ju e ma t’dashtunit tuaj”, ka shkruar Lahaj në një postim në Facebook. /GazetaSinjali/