image Ramadani thotë se IKSHPK-ja do t'u matë temperaturën deputetëve të martën në Kuvend

Ramadani thotë se IKSHPK-ja do t’u matë temperaturën deputetëve të martën në Kuvend

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka dhënë mendimin e tij pasi kryesia e Kuvendit vendosi që të martën të mbahet seanca e Kuvendit me propozimin e PDK-së.

Ai ka thënë se IKSHPK-ja do të asistojë edhe të martën në Kuvend, duke ua matur temperaturën çdo pjesëmarrësi.

PDK ka thirrur seancë për diskutim rreth propozimit të tyre për pako emergjente që vlen rreth 320 milionë euro.

Ramadani ka thënë se secili institucion merr vendim mbi vazhdimin e punës, dhe se ata e përcaktojnë vet riskun.

‘’Ne kemi dhënë tashmë rekomandimin. Të gjitha indikacionet epidemiologjike ne i kemi përshkruar dhe Kuvendi si çdo institucion tjetër por ne nuk e përcaktojmë rriskun, rriskun e përcakton çdo institucion përgjegjës në bazë të kompetencave të tyre ligjore. Ne ndihmojmë dhe asistojmë në përballimin dhe zbatimin e këtyre rekomandimeve. Do të asistojmë edhe të martën në Kuvendin e Kosovës duke matur temperaturën e çdo pjesëmarrësi’’, ka thënë ai në RTK./ Gazeta Sinjali/