image Ramadani: Rastet e reja me COVID-19 janë rritur për 27.6 për qind, kurse të vdekjeve për 40 për qind

Shëndetësi

Ramadani: Rastet e reja me COVID-19 janë rritur për 27.6 për qind, kurse të vdekjeve për 40 për qind

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se në dy javët e fundit është shënuar rritje e rasteve të reja dhe të vdekjeve nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ramadanit, gjatë dy javëve të fundit rritja e rasteve të reja ka qenë për 27.6 për qind, kurse numri i vdekjeve është rritur për 40 për qind.

“Në javët e fundit ka pasur një rritje të rasteve prej 27.6% duke përfshirë edhe të dhënat e sotshme. 619 raste mesatare në ditë krahasuar me dy javët e kaluara. Ku numri mesatar ka qenë 548 raste. Gjatë këtyre dy javëve kemi regjistruar 110 raste të vdekura apo me një mesatare prej 8 të vdekurve. Ka një rritje prej 40% krahasuar me dy javët e kaluara”, ka thënë ndër të tjera Ramadani.

Po ashtu, ai dha detaje edhe për grupmoshat që janë më të prekurat nga virusi.

“Në  javët e fundit janë shënuar 4 mijë 511 raste. Grupmosha më e prekur është 30-39 vjet me 19.3%. grupmoshat e tjera janë prej 0.9 vjet, 1.66%, 10-19, 6.18%, 20-29, 15.13%, 70-79, 17.66%…”, ka thënë më tutje ai./Gazeta Sinjali/