Prishtina është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Ferencvarosi, në kuadër të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e zhvilluar në Hungari, transmeton Sinjali Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, ka thënë se skuadrën e tij e ka penalizuar mungesa e eksperiencës.
“Për 2/3 e ndeshjen luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hedhë në ujë për 10 minuta”.
“Mendoj se për 70 minuta ishim të barabartë me ekipin kundërshtar, kishim ide të çarta për çfarë kishim udhëtuar”.
“Por, ne nuk e kemi eksperiencën, është hera e parë që garojmë në këtë garë dhe kjo mjaftoj është arsyeja kryesore e kësaj humbje”.
“Të jem realist, mendoj se pak kemi gjasa në ndeshjen e kthimit, por ne do të japim gjithçka nga vetja”, ka thënë Ramadani. /Gazeta Sinjali Sporti/