image Rama - Zelenskyt: Historia e Kosovës na ndihmon ta kuptojmë dhimbjen tuaj

Shqipëri

Rama – Zelenskyt: Historia e Kosovës na ndihmon ta kuptojmë dhimbjen tuaj

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Parlament ka thënë se historia e Ukrainës është e afërt me atë të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u shpërngulën nga trojet e tyre gjatë luftës së fundit.

Sipas Ramës, ky fakt i ndihmon qytetarët e Shqipërisë që të kuptojnë dhimbjen që po përjeton populli ukrainas, i cili po përballet me një agresion të ashpër që nga 24 shkurti.

Historia jonë e afërt ku gjysmë milionë shqiptarë u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehën në Shqipëri, na ndihmon ta ndjejmë nga larg dhimbjen e Ukrainës”, tha Rama.

Pas adresimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-lidhje, Rama tha se Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën që nga dita e parë e agresionit rus.

/GazetaSinjali/