Kryeministri Rama u pyet në konferencën për shtyp të kësaj të premteje edhe për atë që ai diskutoi me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë samitit të NATO-s të mbajtur së fundmi në Madrid.
Pas Samitit, kryeministria publikoi një video të shkurtër, ku Rama dukej teksa bisedoi shkurt me presidentin amerikan.
I pyetur nga gazetarët për detaje, Rama zbuloi se u fol për një organizim të përbashkët në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan a2cnn.
“Jam i përfshirë në çdo bisedë. Thelbi është pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e saj, sidomos në Këshillin e Sigurimit. Nga ana tjetër, për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqenëse jemi në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Rama.