image Rama viziton durrësakët e frikësuar: Nuk komunikoj me Zotin, e kërkova në WhatsApp por nuk më del

Rajon

Tragjedia/ Rama viziton durrësakët e frikësuar: Nuk komunikoj me Zotin, e kërkova në WhatsApp por nuk më del

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot disa nga banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës, ku ishte epiqendra e tragjedisë së 26 nëntorit që e shkaktoi tërmeti i fuqishëm.

Duke bërë shaka, Rama u ka thënë banorëve se nuk kanë arsye të frikësohen. E kur disa prej tyre u ankuan më shumë, Rama u tha se ai nuk mund të komunikojë me Zotin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tashi më fal, unë komunikim me Zotin nuk kam që ta pyes a ke ndërmend të sjellësh edhe ndonjë lëkundje tjetër… Tashi me Zotin ne nuk kemi komunikim direkt. Unë e kam kërkuar në WhatsApp po nuk më del”, i thotë Rama një banori të frikësuar.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/725728324591994/?t=1531

Zona e ish-Kënetës në Durrës dhe Thumana janë dy vendet ku tërmeti tragjik mori më së shumti jetë njerëzish. Bilanci zyrtar i viktimave është 51, ndërsa afro 1 mijë persona kanë mbetur të lënduar e mijëra të tjerë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, disa të çara, e disa të shkatërruara tërësisht.

Nga puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit nga shumë vende të Evropës, 48 persona është arritur të shpëtohen, ndërkaq ndihma të shumta financiare dhe të tjera kanë shkuar drejt Shqipërisë nga plot vende, e me theks të veçantë nga Kosova. /Gazeta Sinjali/