image “Rama u tremb”, Alibeaj tregon pse u prish marrëveshja për Presidentin

Shqipëri

“Rama u tremb”, Alibeaj tregon pse u prish marrëveshja për Presidentin

news image

Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit. Ai ka treguar arsyet që sipas tij e shtynë PS të tërhiqej.

“Ju më keni qortuar se kam qenë strik, e kam shkruar marrëveshjen me shkresë. pra kam ndjekur procedura që mund të kenë qenë bezdisëse. Prandaj kërkova medien që gjithçka të jetë në sytë e publikut. Kushtetuta të respektohet dhe të ketë një president që i takon shqiptarëve.

U tregua se cili është realiteti dhe qëndrimi i palës tjetër. Ne do identifikonim 4 kandidatura dhe PS do zgjidhte 2.

Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës. Një nga shkaqet mund të jetë dhe cilësia e kandidatëve tanë. Mund të jemi anatemuar për lojëra dhe qëndrime jo korrekte, po kandidaturat që u identifikuan në fazën e parë nuk janë as peng por njerëz me integritet. Teksa Rama pa se s’kishte asnjë shans për t’i kapur apo joshur kandidatët ka bërë këtë gjë sot. Sepse ishin figura anti komuniste. Hapi i parë ne 4 propozime, hapa i dytë ata zgjedhin 2. Hapin e tretë e bëjmë bashkë zgjedhim kandidaturat. Hapa i katërt kërkon nënshkrimet e përbashkëta, si nevojë që procesi të finalizohej në mënyrë konsensuale”, tha ai.

/GazetaSinjali/